Lidhje

Rusi: Të paktën 35 të vdekur e 145 të plagosur nga një shpërthim në një aeroport të vendit


Rusi: Të paktën 35 të vdekur e 145 të plagosur nga një shpërthim në një aeroport të vendit
Rusi: Të paktën 35 të vdekur e 145 të plagosur nga një shpërthim në një aeroport të vendit

Të paktën 35 vetë janë vrarë dhe mbi 145 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim vetëvrasës në një prej aeroporteve ndërkombëtare të Moskës. Dëshmitarët thanë se njerëz të mbuluar nga gjaku vërshuan nëpër daljet emergjente, ndërsa në regjistrimet e medias shihen trupa të shtrirë në terminalin e mbushur me tym.

Presidenti rus Dmitri Medvedev e cilësoi incidentin një sulm terrorist dhe u betua të kapë personat përgjegjës dhe t’i sjellë para drejtësisë. Presidenti amerikan Barak Obama e dënoi sulmin si një akt revoltues dhe ofroi mbështetjen amerikane për Rusinë.

Shifrat e para për të vdekurve ishin kontradiktore; në fillim, agjencia e lajmeve bëri fjalë për rreth 20 persona, po kështu tha edhe një zëdhënëse e zyrës së prokurorisë. Por pastaj media njoftoi se numri i viktimave ishte më i madh. Bursa e Rusisë ra afro 2 përqind pas shpërthimit i cili shkatërroi zonën e bagazheve të aeroportit.

Në mars 2010, Moska pësoi sulmin më të rëndë terrorist në 6 vjet , kur dy vajza nga rajoni rus i Dagestanit aktivizuan në metro bomba të lidhura në trup duke vrarë 40 veta.

Kremlini po përpiqet të frenojë një rebelim islamik në Kaukazin verior, rajon kryesisht mysliman. Kryengritësit kanë deklaruar në mënyrë të përsëritur se do ta vazhdojnë betejën e tyre në zemër të Rusisë.

XS
SM
MD
LG