Lidhje

Rusi: Udhëheqësit zotohen të hakmerren për sulmin vetëvrasës në aeroport

  • Zëri Amerikës

Rusi: Udhëheqësit zotohen të hakmerren për sulmin vetëvrasës në aeroport

Rusi: Udhëheqësit zotohen të hakmerren për sulmin vetëvrasës në aeroport

Në Rusi, udhëheqësit u zotuan se do të hakmerren për sulmin vetëvrasës me bombë dje, në aeroportin më të madh të Moskës, ku u vranë 35 persona dhe u plagosën të paktën 110 të tjerë.

Presidenti Dmitri Medvedev tha sot se personat përgjegjës për sulmin në aeroportin Domodedovo “duhen asgjësuar”. Kryeministri Vladimir Putin tha se ndëshkimi është i paevitueshëm. Zoti Medvedev po ashtu kritikoi ashpër difektet e sigurisë që nuk i parandaluan dot sulmet, duke thënë se gjendja e sigurisë nëpër aeroporte është në gjendje anarkie.

Ai dha urdhër për masa sigurie shtesë në të gjitha aeroportet e Rusisë dhe në stacionet e trenit. Dëshmitarët thonë se një burrë me një valixhe në dorë ishte parë në pjesën e aeroportit ku merren bagazhet dhe se ai e kishte aktivizuar bombën në valixhe.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA Novosti citon burimet e policisë të kenë thënë se burrin me valixhe mund ta ketë ndihmuar një grua për aktivizimin e bombës.

XS
SM
MD
LG