Lidhje

Zgjedhjet e separatistëve në Ukrainë


Udhëheqësit e Gjermanisë, Francës dhe Ukrainës i kanë bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin të injorojë rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve të mbështetur nga Rusia që do të zhvillohen të djelën në lindje të Ukrainës.

Katër udhëheqësit, presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko, presidenti francez Francois Hollande, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti Putin folën gjatë një conference shtypi të enjten pasi Rusia dhe Ukraina arritën një marrëveshje për furnizimet me gaz natyror të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Separatistët që kontrollojnë pjesë të Luhanskut dhe Donetskut në lindje të Ukrainës po zhvillojnë zgjedhje për drejtimin e organeve legjislative në zonat që kontrollojnë.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara e kanë quajtur votimin e planifikuar nga rebelët sit ë paligjshëm, duke thënë se shkel kushtetutën e Ukrainës dhe armëpushimin e arritur më 5 shtator mes separatistëve dhe qeverisë së Ukrainës.

Rusia ka thënë se nuk do të njoh rezultatet e zgjedhjeve të separatistëve.

Megjithë marrëveshjen e armëpushimit, incidente të izoluara me armë kanë vazhduar në lindje të Ukrainës. Përleshjet në rajon u kanë marr jetën mbi 3,700 personave.

Pas njoftimit të së enjtes se Moska dhe Kievi arritën një marrëveshje për të rifilluar furnizimin me gaz të Ukrainës, presidenti Arseniy Yatsenyuk tha se do të diskutojë ndalimin e furnizimeve me gaz në zonat e kontrolluara nga rebelët në lindje të Ukrainës me presidentin Petro Poroshenko.

XS
SM
MD
LG