Lidhje

Putin zëvendëson Shefin e Shtabit të Përgjithshëm


Presidenti rus Vladimir Putin zëvendësoi Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, disa ditë mbasi zëvendësoi edhe ministrin e Mbrojtjes. Zoti Putin njoftoi sot se gjenerali Valery Gerasimov do të jetë shefi i ri i shtabit. Gjenerali Gerasimov ka qënë komandant i forcave ruse gjatë luftës së dytë në Çeçeni.

Të martën, zoti Putin shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Anatoly Serdykov dhe e zëvendësoi atë me ish ministrin e emergjencave dhe guvernatorin rajonal të Moskës Sergei Shoigu, një aleat i fortë i zotit Putin. Ish ministri Serdykov dyshohet për përfshirje në një skandal korrupsioni.

Javët e fundit autoritetet po zhvillojnë hetime për shitje të dyshimta të pronave të ushtrisë tek një firmë private me humbje të konsiderueshme.
XS
SM
MD
LG