Lidhje

OSBE: Procesi zgjedhor në Rusi favorizoi qartazi zotin Putin

  • Zëri Amerikës

Mijëra rusë protestuan sonte nëpër rrugët e Moskës në dy demonstrata të ndryshme, njëra pro dhe tjetra kundër fitores me shumicë dërrmuese votash të kryeministrit Vladimir Putin në zgjedhjet e djeshme presidenciale në Rusi.

Nuk ka patur njoftime për arrestime në sheshin Pushkin të Moskës, ku grupe të opozitës kishin marrë leje për të mbajtur një miting. Por policia arrestoi Eduard Limonov-in, udhëheqësin e Partisë Bolshevike të ndaluar me ligj dhe disa dhjetra përkrahës të tij, të cilët u përpoqën të mbanin një protestë të veçantë, pa marrë leje. Edhe në qytetin e Shën Peterburgut u arrestuan rreth 100 protestues.

Vëshguesit evropianë thonë ndërkohë, se zgjedhjet presidenciale në Rusi favorizuan qartazi kryeministrin Vladimir Putin, i cili arriti një fitore dërrmuese, prej 64 për qind të votave, sipas rezultatave paraprake.

Në një deklaratë të Organizatës për Bashkëpunimin dhe Sigurinë evropiane thuhet se në zgjedhjet presidenciale të Rusisë nuk pati një konkurim të mirëfilltë. Në deklaratë thuhet se abuzimi me burimet shtetërore realizoi atë që fituesi nuk u vu kurrë në dyshim.

Në raportin e OSBE-së thuhet se zotit Putin ju dha një avantazh i qartë, përmes mundësisë që ai pati për të komunikuar në media dhe se votuesve ju dha një zgjedhje e kufizuar kandidatësh, për shkak të kërkesave me shumë kufizime për regjistrimin e kandidatëve. Po ashtu në Raportin e OSBE-së flitet për parregullsi në një të tretën e qendrave të votimeve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG