Lidhje

Rusi, aktivistët i japin fund grevës së urisë


Gjashtë aktivistë të opozitës ruse i dhanë fund grevës 12-ditore të urisë, pasi njëri prej tyre u shtrua në spital.

Aktivistët në Novosibirsk, qyteti i tretë më i madh i Rusisë, thanë se vendimi i tyre ishte në përgjigje të thirrjes së udhëheqësit të opozitës Alexei Navalny dhe dy të tjerëve.

Zoti Navalny u kishte bërë thirrje të gjithë atyre që të braktisin grevën për hir të shëndetit dhe t’ua kushtonin energjitë organizimit të një proteste në Moskë më 13 shtator, ditën e zgjedhjeve lokale në të gjithë Rusinë.

Dy figura të tjera të njohura të opozitës, ish-kryeministri Mikhail Kasjanov dhe ish-manjati i naftës Mikhail Khodorkovsky, tani pjesë e opozitës - iu bashkuan thirrjes së zotit Navalny.

Greva filloi kur komisioni zgjedhor vendosi të skualifikojë disa kandidatë të opozitës nga kandidimi për legjislaturën e Novosibirskut.

XS
SM
MD
LG