Lidhje

Rusia gjykon udhëheqësin kryesor të opozitës


Të mërkurën, më 24 prill, goditja një vjeçare e Kremlinit kundër opozitës ruse kapi edhe Aleksej Navalnin, udhëheqës që The Wall Street Journal e ka përshkruar si “njeriun që Vladimir Putini e ka më shumë frikë”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhejms Bruk na sjell hollësi nga Moska.

Udhëheqësi kryesor i opozitës ruse doli në gjyq të mërkurën në Kirov, një kryeqytet province rreth një mijë kilometra në verilindje të zonës së tij mbështetëse në Moskë.

Vitin e kaluar, Aleksej Navalnin e iritoi Presidentin Vladimir Putin, duke udhëhequr demostratat masive nëpër rrugët e kryeqytetit të Rusisë. Bllogu kundër korrupsionit i zotit Navalni ka tërhequr rreth një milionë shikues nga brezi i ri i përdorimit të Internetit në Rusi.

Në gjykatën e distriktit Lenin më 24 prill, Navalni nuk pranoi akuzuar se kishte përvetësuar gjysmë milioni dollarë lëndë druri nga një kompani shtetërore kur punonte në qeverinë rajonale të Kirovit katër vjet më parë.

Navalni, një burrë tërheqës, 36-vjeçar, tha para gjyqit se ka në plan të jetë kanditat në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale të Rusisë pas pesë vjetësh. Ai tha gjithashtu se gjyqi i tij ishte një përpjekje për ta larguar atë nga politika. Në përgjigje, gjykatësi Sergei Blinov i tha Navalnin të mos e quante gjyqin politik.

Në Moskë, Vladimir Rizhkov, bashkëkryetar i Partisë Republikane ruse, tha se gjyqi i tij është krejtësisht politik.

Ai tha se qëllimi është të pengohet Navalni që të kandidojë në zgjedhje, të pengohet komunikimi i tij në Internet dhe përfundimisht diskreditimi i tij.

Shumë analistë e konsideruan seancën gjyqësore të së mërkurës si gjyqin më të madh kunëdr një rivali politik të Presidentit Putin që nga arrestimi 10 vjet më parë të Mikhail Khodorkovskit, atëhere personi më i pasur i Rusisë.

Dmitri Suslov është profesor i Shkollës së Lartë Ekonomike të Moskës.

“Rasti i Khodorkovskit na tregon se kjo është një situatë tepër serioze që Putini nuk ka aspak mëshirë për armiqtë e tij, madje ai do të përpiqet që të sigurohet se të gjithë ata të shkatërrohen, të paktën politikisht”.

Gjyqi kundër Navalnin bëhet ndërkohë që vazhdon goditja kundër organizatave joqeveritare të Rusisë. Të mërkurën, inspektorët vizituan zyrat e Transparency International, grupit kundër korrupsionit dhe Qendrën Levada, grupit kryesor të anketimeve në Rusi.

Në një konferencë shtypi në Moskë, Tatjana Lokshina, zyrtare e degës ruse të Human Rights Watch, akuzoi Kremlinin se po përpiqet të “mbysë” shoqërinë civile, duke kërkuar nga OJQ-të mijëra faqe dokumente.

Ai thotë se Kremlini po shikon përtej Navalnit me qëllimin për të diskredituar të gjithë udhëheqësit e opozitës si radikalë, të korruptuar dhe të papërgjigjshëm që duan vetëm ta dëmtojnë Rusinë.

Por përkrahësit e qeverisë thonë se Kremlini po përpiqet vetëm të përcaktojë se cilat grupe ruse kanë mbështetjen e huaj. Ata thonë se grupe të tilla duhet të vetëshpallen “agjentë të huaj”.

Për sa i përket Navalnint, ata thonë se ai ka tani shansin të vërë në vend emrin e tij në gjyq.

Ekaterina Steniakina është udhëheqëse e grupit Molodaja Gvardia, një grup që mbështet Kremlinin.

Ajo thotë se nëse Navalni do që të jetë i besueshëm si luftëtar i korrupsionit, ai nuk duhet të implikohet në korrupsion.

Navalni u ka thënë gazetarëve se pret që gjykata ta shpallë të fajshëm.

Novaja Gazeta e opozitës ruse ka analizuar 130 vendimet që ka marrë gjatë 18 muajve të fundit gjykatësi Blinov dhe në të gjitha rastet të pandehurit janë shpallur fajtorë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG