Lidhje

Rusia: bisedimet mbi sistemin mbrojtës nga raketat janë bllokuar


Ministri rus i Mbrojtjes thotë se bisedimet mbi planin amerikan për një sistem mbrojtës nga raketat në Evropë janë bllokuar.

Anatoli Serdjukov tha sot se Rusia, NATO dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të suksesshme në gjetjen e një "zgjidhje të pranueshme." Ai foli në fillim të bisedimeve në Moskë mes zyrtarëve rust dhe amerikanë për planin e mbrojtjes nga raketat.

Moska ka kundërshtuar qëndrimin amerikan se plani është për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të mundshme nga Irani.

XS
SM
MD
LG