Lidhje

Rusia dhe Franca nënshkruajnë një kontratë 1,6 miliard dollarëshe për dy anije luftarake


Rusia dhe Franca nënshkruajnë një kontratë 1,6 miliard dollarëshe për dy anije luftarake
Rusia dhe Franca nënshkruajnë një kontratë 1,6 miliard dollarëshe për dy anije luftarake

Rusia dhe Franca nënshkruan sot një kontratë 1,6 miliard dollarëshe për dy anije luftarake Mistral të prodhimit francez.

Dy vendet e arritën marrëveshjen në takimet e veçanta gjatë samitit ekonomik në Shën Peterburg të Rusisë.

Negociatat për shitjen kishin ngecur mbi çështjen se sa qasje do të kishte Rusia ndaj teknologjisë ushtarake në bord.

Korporata ushtarake ruse Roso-boron-eksport tha se anijet luftarake Mistral do të shiteshin të pajisura me aftësitë e marinës dhe mbrojtjes.

Një konsorcium i drejtuar nga francezët do t’i ndërtojë anijet për sulme amfibe dhe helikopter-mbajtëse.

Rusia ka thënë se këto anije do të mbulojnë zonën e Paqësorit, në anën e bregdetit të saj lindor.

XS
SM
MD
LG