Lidhje

Rusia dhe Gjeorgjia përballen në Gjykatën e Hagës

  • Zeri Amerikes

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë filloi seancat lidhur me akuzat e ngritura nga Gjeorgjia se Rusia kreu vazhdimisht abuzime të të drejtave të njeriut në Abkazi dhe në Osetinë Jugore.

Ministria e Jashtme e Gjeorgjisë shprehu sot optimizëm për sukses në çështjen e ngritur kundër Rusisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, optimizëm që ekziston mes shumë njerzve të shpërngulur, të cilët shpresojnë të kthehen në shtëpitë e tyre. Po sot Rusia e akuzoi Gjeorgjinë se manipulon akuzat, madje tha se Gjykata e OKB-së nuk ka juridiksion për këtë çështje.

Gjeorgjia është ankuar në këtë gjykatë për vrasjen e mijëra gjeorgjianëve etnikë si dhe për shpërnguljen e rreth 300 mijë njerzve gjatë një fushate 20 vjeçare diskriminuese nga autoritetet ruse dhe milicitë separatiste në Abkazi dhe në Osetinë Jugore. Rusia e portretizon veten si paqëruajtëse dhe ndërmjetëse, madje tha se Tbilisi nuk ishte ankuar kurrë për diskriminim etnik derisa humbi luftën në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG