Lidhje

Rusia thotë se nuk do të lejojë dislokimin e trupave të huaja në Siri

  • Zëri Amerikës

Rusia thotë se nuk do të lejojë dislokimin e trupave të huaja në Siri

Rusia thotë se nuk do të lejojë dislokimin e trupave të huaja në Siri

Aleati i Sirisë, Rusia thotë se nuk do të lejojë dislokimin e trupave të huaja në Siri, teksa këshilli i Sigurimit të OKB-së diskuton për ndaljen e gjakderdhjes në trazirat 10 mujore që kanë përfshirë vendin kundër presidentit Bashar al Assad.

Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov tha sot se nëse dikush dëshiron të pëdorë forcën, një lëvizje e tillë nuk do të bëhet me asnjë autorizim të Këshillit të Sigurimit.

Komentet e tij vijnë një ditë mbasi diplomatë të lartë nga Këshilli i Sigurimit janë takuar për të diskutuar një rezolutë të Rusisë sipas së cilës duhet të fajësohen njësoj për dhunë si qeveria edhe opozita. Franca, Britania dhe Shtetet e bashkuara po bëjnë thirrje për të dënuar me forcë Sirinë, por Rusia dhe Kina kanë bllokuar marrjen e masave.

Presidenti Obama dënoi ashpër dje shtypjen e protestave në Siri, duke e quajtur dhunën “ të papranueshme” dhe duke u zotuar se do të dyfishojë përpjekjet ndërkombëtare për të detyruar zotin Assad që të japë dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG