Lidhje

Rusia, Kina veto rezolutës për Sirinë


Rusia dhe Kina i vunë veton një rezolute të Këshillit të Sigurimit që do t’ja referonte situatën në Siri, Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

Kjo është hera e katërt që të dyja këto vende përdorin forcën e vetos për të bllokuar veprimet e Këshillit të Sigurimit që venë në shënjestër sirinë që kur filloi konflikti në mars të vitit 2011.

Ambasadori rus në OKB Vitaly Churkin tha se rezoluta do të komplikonte qëllimin për gjetjen e një zgjidhjeje politike.

Rusia është një nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Çdo vend anëtar ka mundësinë të ndalë një rezolutë ose vendim duke votuar kundër tij. Rusia e ka përdorur veton ndaj tre rezolutave për Sirinë që kur filloi konflikti në mars të vitit 2011.

Franca hartoi rezolutën e fundit që dënon shkeljet e shumta të të drejtave të njeriut nga autoritetet siriane dhe milicitë pro-qeveritare, si dhe abuzimet nga grupet e armatosura jo-shtetërore.

Siria nuk është pjesë e traktatit që krijoi Gjykatën Penale Ndërkombëtare prandaj duhet një rezolutë e Këshillit të Sigurimit për t’i hapur rrugën prokurorëve të gjykatës të hetojnë abuzimet e dyshuara.
XS
SM
MD
LG