Lidhje

Rusia: NATO dhe SHBA, kërcënime të mëdha


Rusia miratoi një variant të ri të doktrinës së saj ushtarake, që i përcakton NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara si kërcënime të mëdha ndaj sigurisë së vendit.

Presidenti Vladimir Putin e miratoi sot doktrinën, thelbi i së cilës mbetet i pandryshuar nga version i mëparshëm.

Klauzolat e reja theksojnë si kërcënim për Rusinë zgjerimin dhe fuqizimin e NATO-s dhe veprimet e Aleancës për marrjen e përgjegjësive që Rusia i konsideron si “funksione globale të realizuara përmes shkeljes së ligjit ndërkombëtar.”

"NATO-ja nuk përbën kërcënim për Rusinë ose për ndonjë vend tjetër," i tha Zërit të Amerikës një zyrtar i aleancës.

"Çdo hapa të ndërmarra nga NATO-ja për të garantuar sigurinë e vendeve anëtare kanë qartësisht natyrë mbrojtëse, janë proporcionale dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Në fakt, janë veprimet e Rusisë, duke përfshirë ato në Ukrainë, të cilat kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, duke minuar sigurinë evropiane," tha zyrtari i NATO-s.

NATO-ja ripohoi se synon të vazhdojë të kërkojë marrëdhënie konstruktive me Rusinë, "por, - thanë zyrtarët, - kjo është e mundur vetëm me një Rusi që respekton të drejtën dhe parimet ndërkombëtare, duke përfshirë të drejtën e vendeve për të zgjedhur lirisht të ardhmen e tyre."

XS
SM
MD
LG