Lidhje

Dëshmitarët: 36 të vrarë në Idlib të Sirisë


Punonjësit e shpëtimit dhe një grup vëzhgues në Siri thonë se të paktën 36 njerëz janë vrarë të dielën në qytetin Idlib të kontrolluar nga rebelët nga një sulm ajror që dyshohet se është kryer nga Rusia.

Organizata “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me qendër në Britani thotë se pjesa dërrmuese e të vrarëve ishin forca rebele që luftonin kundër forcave besnike të presidentit sirian Bashar al-Assad.

Por punonjësit e shpëtimit njoftuan për gjashtë goditje në një treg të dendur në qytet, mes tyre ndërtesa qeveritare dhe zona të banuara. Ndërkohë organizata Human Rights Watch thotë se Siria dhe Rusia kanë përdorur gjerësisht bomba thërrmuese, që kur filluan ofensivën e përbashkët më 30 shtator.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së e ka ndaluar përdorimin e këtyre armëve. Grupi i të drejtave të njeriut thotë se zotëron prova se armë të tilla janë përdorur të paktën 20 herë që kur Rusia dfilloi goditjet në Siri duke shkaktuar dhjetra viktima.

XS
SM
MD
LG