Lidhje

Rusia hap një stacion të ri radarësh anti-raketë


Rusia hap një stacion të ri radarësh anti-raketë
Rusia hap një stacion të ri radarësh anti-raketë

Rusia sot hapi zyrtarisht një stacion të ri radarësh anti-raketë në rajonin e Kaliningradit në Detin Balltik, për t’iu kundërvënë atij që Moska e percepton si kërcënim nga sistemi i përbashkët i Shteteve të Bashkuara dhe i NATO-s i mbrojtjes nga raketat që po zbatohet në Evropë.

Presidenti Medvedev e hapi sot objektin e ri, duke thënë se ai tregon gatishmërinë e Rusisë për një përgjigje të përshtatshme, sipas fjalëve të tij, ndaj kërcënimeve që paraqet sistemi evropian i mbrojtjes.

Washingtoni thotë se sistemi është një masë sigurie për aleatët amerikanë në Evropë, ashtu sikurse është edhe Rusia, dhe ai ndihmon për të penguar sulmet me raketa me rreze të gjatë veprimi nga vende si Irani.

Zoti Medvedev tha se objekti i Kaliningradit nuk drejtohet ndaj Perëndimit dhe mund të integrohet me një sistem të përbashkët mes Rusisë dhe NATO-s. Po ai kërcënoi se në se nuk arrihet një marrëveshje për këtë çështje, do të vendosen raketa në Kalinigrad edhe në vende të tjera përreth Rusisë.

XS
SM
MD
LG