Lidhje

Rusia identifikon autorin e sulmit me bombë në aeroportin e Moskës


Rusia identifikon autorin e sulmit me bombë në aeroportin e Moskës
Rusia identifikon autorin e sulmit me bombë në aeroportin e Moskës

Hetuesit rusë thonë se sulmuesi vetëvrasës që la 35 të vdekur në aeroportin më të ngarkuar të Moskës ishte një 20-vjeçar nga rajoni i Kaukazit.

Në një deklaratë sot, komiteti rus i hetuesisë tha se nuk do të identifikonin personin për shkak se akoma po kërkoheshin planifikuesit e sulmit me bombë në aeroportin Domodedovo. 120 vetë u shtruan në spital si pasojë e shpërthimit.

Agjencia shtetërore Ria Novosti tha të enjten se hetuesi ka një listë të 10 të dyshuarve të mundshëm, që mund të jenë përfshirë në sulmin vdekjeprurës.

Hetuesit thonë se ishte e qartë që autori i sulmit, me qëllim kishte zgjedhur sallën e pritjes së aeroportit, për të patur viktima sa më shumë udhëtarë të huaj.

Presidenti rus Dmitri Medvedev kritikoi mungesën e masave të nevojshme të sigurisë në aeroport dhe shkarkoi zyrtarët përgjegjës për sigurinë e transportit.

XS
SM
MD
LG