Lidhje

Yatsenyuk: Rusia ka shkelur hapësirën ajrore ukrainase


Kryeministri i Ukrainës thotë se avionë ushtarakë rusë kanë shkelur vazhdimisht hapësirën ajrore të Ukrainës, në atë që ai e quajti agresion rus për të minuar sigurinë globale.

Arseniy Yatsenyuk u tha gazetarëve sot se forcat ruse kanë shkelur hapësirën ajrore ukrainase shtatë herë gjatë natës.

Ai i bëri komentet në Romë, pasi njoftoi se po shkurtonte udhëtimin e tij në Itali që përfshiu bisedime me Papa Françeskun.

Kreu i kishës katolike i tha zotit Yatsenyuk se do të bëjë “gjithçka të mundur” për të nxitur paqen në Ukrainë, ku separatistët prorusë vazhdojnë të pushtojnë ndërtesa qeveritare në dhjetëra qytete në lindje të vendit.

Në një zhvillim tjetër, Rusia premtoi të ndihmojë në lirimin e një epiki vëzhguesish ushtarakë ndërkombëtarë që po mbahen nga separatistët prorusë, të cilët dyshojnë se ata janë agjentë të NATO-s.

Të premten, separatistët konfiskuan në afërsi të qytetit Slovyansk një autobus me më shumë se 12 persona nga Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë me seli në Vjenë.

Kryebashkiaku i vetëshpallur i Slovianskut tha se grupi u ndalua pasi me ta udhëtonte një zyrtar ushtarak ukrainas.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG