Lidhje

Rusia ka nevojë për reforma politike

  • Zamira Edwards

Rusia ka nevojë për reforma politike

Rusia ka nevojë për reforma politike

Ligjvënësit evropianë thonë se protestat e kohëve të fundit janë një tregues se Rusia ka nevojë për ndryshim të vërtetë politik, jo një mekanizëm mbijetese për udhëheqjen aktuale.

Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e bëri deklaratën sot në Moskë ndërsa opozita e majtë bëri një tubim për zgjedhje presidenciale të drejta më 4 mars.

Protestuesit valëvitën flamuj të kuq dhe mbanin parulla ku thuhej “Rusia pa Putinin”, ndërsa shkonin pranë Kremlinit.

Udhëheqësi i delegacionit të Këshillit të Evropës, ligjvënësi hollandez Tiny Kox paralajmëroi se protestat në gjithë vendin që pas zgjedhjeve të dhjetorit duhet të shërbejnë si sinjal për Rusinë. Ai tha se vendit i duhej një reformim urgjent të sistemit zgjedhor dhe një figurë të paanshme që të shërbejë si arbitër për të garantuar drejtësi.

XS
SM
MD
LG