Lidhje

Kerry: Rusia të ndihmojë pa kushte lirimin e vëzhguesve


Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkoi Rusisë mbështetje pa parakushte për përpjekjet për të liruar vëzhguesit evropianë të rrëmbyer të premten nga separatistë të armatosur pro-rusë në Ukrainën lindore.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit tha se zoti Kerry e përcolli kërkesën dje në një telefonatë me homologun rus Sergei Lavrov. Në një deklaratë dje, Moska tha se po merr “masa për zgjidhjen e situates” por fajësoi autoritetet ukrainase për mos sigurimin e lirimit të ekipit me vëzhgues.

Separatistët morën të premten nën kontroll një autobus me të dërguar të Organizatës për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë pranë qytetit Sloviansk. Ekipi ishte dërguar në bazë të marrëveshjeve të Gjenevës për të vëzhguar gjendjen e të drejtave të njeriut në Ukrainë lindore dhe jugore me shumicë rusisht-folëse.
XS
SM
MD
LG