Lidhje

Rusia kujton 20 vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit


Rusia kujton 20 vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit
Rusia kujton 20 vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit

Rusia po kujton 20 vjetorin e grushtit të dështuar të shtetit i cili përshpejtoi shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik.

Më 19 gusht të vitit 1991, një grup i vogël komunistësh të linjës së ashpër e vendosën udhëheqësin sovjetik Mikhail Gorbaçov në arrest shtëpie në banesën e tij të pushimit në Krime. Qëllimi i tyre ishte që të bllokonin programin e shefit të Kremlinit për hapje politike dhe reforma ekonomike, ku përfshihej dhe autonomi më e madhe për republikat sovjetike.

Brenda pak orëve, mijëra njerëz u mblodhën rreth ndërtesës së qeverisë në Moskë, ku presidenti rus Boris Jelcin hipi mbi një tank për të denoncuar organizatorët e komplotit.

Grushti i shtetit dështoi tre ditë më vonë dhe zoti Gorbaçov u rikthye në Moskë.

Brenda pak javësh republikat e Estonisë, Lituanisë, dhe Letonia u shkëputën nga ish Bashkimi Sovjetik. Ndërsa ish Bashkimi Sovjetik u shpërbë krejtësisht në dhjetor të 1991, 75 vjet mbas Revolucionit rus që solli në pushtet komunistët.

XS
SM
MD
LG