Lidhje

Moskë: Dita Kombëtare e Unitetit


Mijëra nacionalistë marshuan sot në qendër të Moskës, me thirrjet që qeveria ruse të përqëndrohet tek çështjet e kombit, përballë atyre të imigrantëve dhe territoreve nga Azia Qendrore në kufi me Rusinë.

Marshimi i përvitshëm rus, siç quhet ky aktivitet, ishte në kuadrin e festimeve për Ditën Kombëtare të Unitetit, në përkujtim të çlirimit të Moskës nga pushtuesit polakë dhe lituanezë në vitin 1612, që i dha fund Luftës Polako-Moskovite të viteve 1605-1618.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG