Lidhje

Rusia kundër raketave Patriot në kufirin Turqi-Siri


Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexander Lukashevich tha se kërkesa e Turqisë nuk do të ruante stabilitetin në rajon

Rusia ka paralajmëruar kundër një dislokimi të mundshëm të raketave patriot të NATO-s pranë kufirit të Turqisë me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Alexander Lukashevich tha sot se kërkesa e Turqisë për dislokimin nuk do të ruante stabilitetin në rajon.

Ambasadorët e Natos u takuan dje për të shqyrtuar kërkesën e Turqisë, që pason disa javë bisedime mes Ankarasë dhe aleatëve të Natos për mënyrat për të shtuar sigurinë në kufirin e saj prej 900 kilometrash për të mënjanuar efektet e luftës civile siriane.

Sekretari i përgjithshëm i aleancës, Anders Fogh Rasmussen, tha se dislokimi do të shtojë aftësitë mbrojtëse ajrore të Turqisë dhe do të kontribuojë në mënjanimin e përshkallëzimit të krizës përgjatë kurifit juglindor.

XS
SM
MD
LG