Lidhje

Rusia paralajmëron për mbrojtjen amerikane me raketa

  • Zëri Amerikës
  • Uashington

Presidenti rus Dmitry Medvedev tha se po skadon afati kohor që Shtetet e Bashkuara të paraqesin një plan për të siguruar bashkëpunimin e Rusisë me forcat e NATO-s të udhëhequra nga SHBA për sistemin mbrojtës nga raketat në Europë.

Gjatë një fjalimi sot zoti Medvedev tha se do të ishte në interesin e të dyja vendeve që të binin dakord për mosmarrëveshjet reciproke. Ai tha se Moska mbetet jo e bindur që sistemi mbrojtës i raketave ka si qëllim mbrojtjen nga sulmet e vendeve si Irani apo Koreja e veriut.

Komentet e zotit Medvedev bëhen përpara takimit të lartë të Sigurisë Bërthamore që do të mbahet në Seul, javën e ardhshme, ku do të zhvillojë bisedime edhe me presidenin amerikan Barack Obama.

Në fillim të javës, udhëheqësi rus u tha zyrtarëve ushtarakë se Rusia duhet të jetë e përgatitur për t’iu përgjigjur planit amerikan të mbrojtjes me raketa, pavarësisht dialogut të vazhdueshëm mes Moskës dhe Uashingtonit.

XS
SM
MD
LG