Lidhje

Rusia përsërit thirrjet për hetimin e fushatës ajrore në Libi


Rusia përsërit thirrjet për hetimin e fushatës ajrore në Libi
Rusia përsërit thirrjet për hetimin e fushatës ajrore në Libi

Rusia i ka përsëritur thirrjet për hetimin e vdekjeve të mundshme mes civilëve gjatë fushatës ajrore të këtij viti në Libi.

Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara, Vitali Çurkin, tha se do ta ngrejë çëshjen të enjten para Këshillit të Sigurimit, kur të diskutohet çështja e Libisë.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon, ka thënë se beson që fushata është zhvilluar me mandantin e organizatës ndërkombëtare, duke u siguruar që të mos ketë shkelje të të drejtave të njeriut dhe viktima mes civilëve.

Por ambadasori rus Çurkin tha se pretendimet se nuk ka patur viktima mes civilëve nuk janë të vërteta.

XS
SM
MD
LG