Lidhje

Rusia pezullon marrëveshjen me SHBA për asgjësimin e plutoniumit


Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi sot një dekret që pezullon marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për asgjësimin e plutoniumit që përdoret për prodhimin e armëve. Ai përmendi si arsye veprimet sipas tij "jomiqësore" të Uashingtonit.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk janë në gjendje "të garantojnë zbatimin e detyrimeve të tyre për përdorimin e sasive të tepërta të plutoniumit.

Marrëveshja, e nënshkruar fillimisht në vitin 2000 dhe ripërtëritur në 2010, kërkonte që dy fuqitë bërthamore të asgjësojnë nga programet e tyre të mbrojtjes plutoniumin që përdoret për prodhimin e armëve.

Në bazë të marrëveshjes së vitit 2010, të nënshkruar nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov dhe pastaj nga Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, secila palë do shkatërronte 34 tonë plutonium duke e djegur atë në reaktorët bërthamorë.

XS
SM
MD
LG