Lidhje

Rusi: Vriten dy të dyshuar për komplot


Zyrtarët rusë të sigurisë thanë se dy personat e vrarë nga policia ishin të dyshuar për komplot vrasje të një kleriku të lartë musliman

Zyrtarët rusë të sigurisë thanë se dy persona që u vranë nga policia në Tatarstan ishin të dyshuar për një komplot vrasje të një kleriku të lartë musliman.

Të dy personat që u vranë dje në Kazan thuhet të kenë qënë duke planifikuar një sulm madhor terrorist gjatë festës së Kurban Bajramit. Një anëtarë i forcave federale të sigurisë gjeti gjithashtu vdekjen gjatë betejës me armë në një ndërtesë apartamentesh në kryeqytetin e provincës.

Policia dhe zjarrëfikësit ndihmuan civilët, të bllokuar në operacionin e sigurisë në Kazan. Qyteti me më shumë se 1 milion banorë shtrihet përgjatë lumit Vollga më shumë se 700 kilometra në lindje të Moskës.

Zyrtarët ruse të zbulimit thane se të dyshuarit e vrarë ishin të përfshirë në sulme tre muaj më parë që plagosën kryemyftiun e qytetit dhe vranë zëvëndësin e tij.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG