Lidhje

Praktikat sovjetike në Rusinë moderne


Kthimi tek epoka sovjetike është bërë fraza që po lakohet shumë këto kohë në Rusi dhe që ka mobilizuar rusët që nga fillimit i krizës së Krimesë.

Profesori i historisë Andrei Zubov u hoq nga puna në Institutin Shtetëror për Marrëdhënie të Jashtme në Moskë, pas një artikulli në gazetë ku ai krahasonte veprimet e Presidetit Putin në Ukrainë me politikën Anschluss të Hitlerit për aneksimin e Austrisë. Ai ofron dy shpjegime për artikullin e tij.

Profesori Zubov thotë se donte të shihte sa ka përparuar Rusia që nga koha e Bashkimit Sovjetik. Ai e shkroi artikullin si eksperiment.

Heqja e profesorit nga puna si dhe goditja e shtypit të pavarur, si masat kundër stacionit TV Rain dhe faqes Lenta.ru, dëshmojnë forcimin e kontrollit kundër zërave dissidentë, dhe të kujtojnë periudhën sovjetike. Por sipas Masha Lipman të Qendrës Carnegie, ka dallime themelore mes Rusisë moderne, veçanërisht kur flitet për aspektin ideologjik.

"Qofshin socialistë, apo komunistë, sido që t’i quash. Ata kishin një sistem të qartë idesh në periudhën sovjetike, një formulë bindjesh që ishte krejt e ndryshme nga bindjet e Perëndimit”.

Megjithatë, Perëndimi mbetet rivali kryesor. Parlamenti rus po përpiqet të miratojë ligje që kërkojnë që rusët të deklarojnë nëse kanë shtetësi të dyfishtë. Vetë Presidenti Putin bëri komente:

Ai thotë se rusët kanë të drejtën të dinë kush jeton në vendin e tyre dhe çfarë po bëjnë dhe për këtë arsye shteti duhet të dihet kush ka dy-shtetësi.

Profesori Zubov ka një shpjegim të thjeshtë për kthimin e qeverisë në praktikat e vjetra.

Brezi i moshës së mesme dhe të vjetër është mësuar me mendësinë sovjetike dhe nuk i pranon lehtë idetë e reja, thotë ai.

Ligji për shtetësinë ka kryesisht në shenjestër shtetësinë e dyfishtë ukrainase-ruse, por analisti Lipman e sheh njëkohësisht si largim nga identiteti ndërkombëtar sovjetik.

"Zhvillimet në Krime po e shtyjnë Putinin dhe Rusinë drejt një qëndrimi gjithnjë e më nacionalist”.

Një prirje drejt politikave etno-nacionaliste mund të jetë e rrezikshme për një Rusi që është tepër heterogjeje. Ndërkaq, metodat e vjetra duket se janë aq të pranishme sa idetë e reja në zhvillim.
XS
SM
MD
LG