Lidhje

A synon Putini të udhëheqë një lloj Bashkimi Sovjetik?


Vladimir Putin e ka përshkruar rënin e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991 si “katastrofën më të madhe gjeopolitike të shekullit”. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Xhejms Brooks, na informon nga Moska dhe Tbilisi i Gjeorgjisë, se çfarë presidenti rus po bën në lidhje me këtë “katastrofë” dy dekada më pas.

Gjatë vizitës në Taxhikistan dje, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nënshkroi zgjatjen e afatit të qerasë me 30 vjet të tri bazave ushtarake në atë ish republikë sovjetike, ku janë stacionuar shtatë mijë trupa, instalimi më i madh ushtarak rus në një vend të huaj.

Zoti Putin tha se Rusia dhe Taxhikistani po shtojnë ndjeshëm partneritetin e tyre strategjik. Në shkëmbim të marrëveshjes për bazat ushtarake, Rusia premtoi t’u japë migrantëve taxhikë leje pune të vlefshme deri në tri vjet. Çdo vit, një milionë punëtorë taxhikë dërgojnë në vendin e tyre tre miliardë dollatë, një ndihmë e madhe për atë vend të varfër.

Ndërkohë që nënshkruhej marrëveshja për bazat, avionë rusë, taxhikë dhe të dy ish republikave të tjera sovjetike në Azinë Qendrore, po bënin manovra të përbashkëta, të koduata si “Qielli i pastër”.

Ndëkohë në Moskë, anëtarë të dhomës së ulët të parlamentit të Rusisë, Dumës, po festonin humbjen në zgjedhje të hënën të Presidentit të Gjeorgjisë, Mikhil Sakashvili. Kryeministri i ri gjeorgjian do të jetë Bidzina Ivanishvili, një oligark që nxorri miliarda dollarë fitime në Moskë në vitet 90-të.

Aleksandër Rondeli, president i Fondacionit Gjeorgjian për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, tha në Tbilisi se zyrtarët rusë besojnë se koha është në favorin e tyre.

"Rusët duan të rivendosin marrëdhënie diplomatike. Rusia do të Gjeorgjia të pranojë realitetin, siç thonë ata, dhe të pranojë avancimin rus në Kaukaz”.

Një vit më parë, kandidati presidencial, Vladimir Putin, shpalli qëllimin e tij për krijimin e një Bashkimi Euroaziatik deri në vitin 2015. Disa e quajtën atë “Bashkim të lehtë Sovjetik”.

Lorenc Shits, drejtor i projektit të Kaukazit në Grupin Ndërkombëtar të Krizave thotë se qëllimi i Rusisë do të ishte të kthejë Gjeorgjinë në sferën e saj të influencës. Duke folur në Tbilisi, ai shprehu pikëpamjen e tij për qëllimet e Kremlinit:

"Rusia po përpiqet të rivendosë ndikimin e saj jashtë vendit, të bëhet në një farë forme si Bashkimi Sovjetik, gjithashtu ajo do të ushtrojë presion në Gjeorgji, kështu që kjo të rikthehet në sferën e saj”.

Në fakt dje, Presidenti i Bjellorusisë Indeed Aleksandër Lukashenko u tha gazetarëve se do të punojë për ta sjellë Gjeorgjinë përsëri në Konfederatën e Shteteve të Pavarura, një federatë liberale prej nëntë shtetesh nga 15 ish repulikat sovjetike.

Por ndërkohë që zoti Lukashenko fliste, kryeministri i ri i Gjeorgjisë, Ivanishvili, po u thoshte zyrtarëve të lartë të NATO-s për Kaukazin Jugor se qeveria e re në Tblisi do të aplikojë për të hyrë në aleancën e NATO-s.

Për zoti Putin, anëtarësimi i Gjeorgjisë në NATO do të thotë të kapërcehet një “vijë e kuqe” e papranueshme.

Presidenti i Rusisë imagjinon një federatë shtetesh të pavarura ku Kremlini do të drejtonte për secilin politikat e jashtëme, të mbrojtes dhe atë ekonomike, edhe pse një projekt i monedhës së përbashkët u la mënjanë pasi disa vende të eurozonës ndeshën në probleme të vështira financiare.

Përse zoti Putin kishte vënë 2015 si afat të vizionit të tij për Bashkimin Evropian. Disa analistë në Moskë parashikojnë se deri atëhere Shtetet e Bashkuara do të jenë larguar nga Iraku dhe nga Afanistani dhe Uashingtoni do të rifokusojë vemendjen tek Rusia.

Natyrisht, nëse Mit Romni zëvendëson zotin Obama në zgjedhjet presidenciale të muajit të ardhshëm, kjo ditë do të vijë më shpejt. Rivali republikan i zotit Obama tha lënë të kuptohet se Rusia është “armiku numër një gjeopolitik” i Amerikës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG