Lidhje

Polonia përshëndeti dislokimin e një baterie raketash amerikane Tokë-Ajër


Polonia përshëndeti dislokimin e një baterie raketash amerikane Tokë-Ajër
Polonia përshëndeti dislokimin e një baterie raketash amerikane Tokë-Ajër

Polonia e përshëndeti dislokimin e parë të një baterie raketash amerikane Tokë-Ajër, si një fuqizim të rëndësishëm për sigurinë kombëtare të vendit, por Rusia thotë se ky veprim dëmton besimin rajonal.

Ministri polak i Mbrojtjes Bogdan Klich thotë se sistemi Patriot me bazë në Tokë, i projektuar me synimin e interceptimit të raketave Tokë -Tokë, do të ndihmojë në zhvillimin e bashkëpunimit strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Zoti Klitch bëri të njohur sot dislokimin në një bazë ushtarake polake në qytetin verilindor Morag, rreth 60 kilometra larg kufirit me territorin Kaliningrad të Rusisë.

Rreth 100 ushtarakë amerikanë ndodhen në Poloni për stërvitjen e ushtarëve në përdorimin e sistemit. Rusia thotë se dislokimi nga ana e Shteteve të Bashkuara i raketave interceptuese në Poloni nuk forcon sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal.

Ministria e Jashtme ruse tha sot se nuk e kupton logjikën pas marrëveshjes amerikano-polake për dislokimin e raketave Patriot në Poloni.

XS
SM
MD
LG