Lidhje

Rusia, e gatshme të përfshihet në negociata për largimin e Gadafit

  • Zëri Amerikës

Rusia, e gatshme të përfshihet në negociata për largimin e Gadafit

Rusia, e gatshme të përfshihet në negociata për largimin e Gadafit

Rusia thotë se është e gatshme të ndihmojë në negociata për largimin e udhëheqësit libian Moamar Gadafi nga pushteti.

Rusia ka ofruar më parë të ndërmjetësojë një marrëveshje mes rebelëve antiqeveritarë dhe zotit Gadafi. Ndërkohë forcat besnike të Gadafit ka rinisur përpjekjet për të rimarrë kontrollin e qytetit të Misratës.

Agjencia Reuters tha se luftimet mes forcave pro-qeveritare dhe rebelëve janë duke u zhvilluar sot në rrethinat e qytetit. Agjencia franceze e lajmeve citon gjeneralin e Natos Charles Bouchard të ketë thënë se forcat pro-Gadafit kanë vendosur mina tokësore përreth qytetit.

XS
SM
MD
LG