Lidhje

Fuqitë botërore kërkojnë ndryshim të qëndrimit rus në Siri


Këtë javë, ndërsa në Mynih zhvillohet Konferenca për Sigurinë, fuqitë botërore do të realizojnë takimin e plotë të grupit ndëkombëtar të mbështetjes për Sirinë, i pari që nga bllokimi i bisedimeve për tranzicionin politik në Siri. Një temë e rëndësishme debati për grupin do të jetë edhe shtimi i bombardimeve ruse në Siri, një hap ky që shumë vëzhgues thonë se po pengon përparimin në frontin politik.

“Nuk është fundi dhe bisedimet nuk kanë dështuar,” shprehet Staffan De Mistura, i dërguari i posaçëm i OKB-së, ndërsa njoftoi pauzën e përkohëshme këtë muaj në bisedimet e saponisura mes qeverisë siriane dhe opozitës së moderuar.

Fillimi i bisedimeve ishte problematik dhe u ndal papritmas, pjesërisht nga ankesat e opozitës për fushatën e vazhdueshme të bombardimeve Ruse të mbështetur nga regjimi rus ndaj rebelëve në Aleppo.

Sulmi ajror rus ka bërë që mijëra sirianë të braktisin shtëpitë, një lëvizje që duhet të ndalojë, tha Sekretari i Shtetit John Kerry gjatë një takimi me homologun egjiptian.

“Veprimet ruse në Aleppo dhe rajon po e bëjnë më të vështirë mbledhjen e palëve në tryezë për të patur një bisedë serioze.”

Por Amerika dhe vendet e tjera anëtare të Grupit Ndëkombëtar për Mbështetjen e Sirisë mund të kenë shumë punë përpara, kur flitet për ti mbushur mendjen Rusisë që të zbatojë armëpushimin, dispozitë ku shumica e pjestarëve mendojnë se është e rendësishme për bisedimet e tranzicionit politik.

David Schenker është me Institutin e Washingtonit për Politikat e Lindjes së Afërt.

“Përfshirja e Rusisë ka ulur vrullin dhe kursin e luftës. Presidenti Assad ishte pranë humbjes dhe tani i ka punët shumë më mirë.”

Disa thotë se Rusia megjithëse pjesë e grupit për Sirinë, në të vërtetë nuk ka dëshirë që të ketë ndryshime të rëndësishme në Siri.

Paul Salem është me Institutin për Lindjen e Mesme.

“Qasja politike nuk do të sjellë fryte. Regjimi sirian me mbështetje të fuqishme nga Rusia dhe padyshim nga Irani dhe Hezbollah dhe grupe të tjera, po punon për të mundur atë që shihet si opozitë e moderuar.”

Por ka shpresa që ditët që vijnë do të sjellin ndryshime, thotë zoti Kerry.

“Kemi shpresa të mëdha për takimin e Mynihut se do të jetë domethënës. Është urgjente. Një krizë katastrofe humanitare po ndodh para syve të botës.”

Zyrtarët amerikanë thonë se vendimi i Rusisë për të mbështetur regjimin sirian e zgjat konfliktin dhe e bën më të vështirë për gjetjen e një zgjidhje politike për ndryshimet në Siri.

XS
SM
MD
LG