Lidhje

Mother Jones: Hetime mbi agjentin e dyshuar rus


FBI-ja po heton zërat se kreu i një programi për shkëmbime kulturore të qeverisë ruse me seli në Uashington është agjent sekret.

Një artikull në revistën Mother Jones thotë se Yury Zaytsev i Qendrës Ruse për Shkencë dhe Kulturë është përpjekur të shfrytëzojë amerikanët që vizitojnë Moskën për grumbullimin e informatave sekrete.

FBI-ja nuk ka bërë komente për hetimet që po zhvillohen.

Por një zëdhënës i ambasadës ruse në Uashington i hodhi poshtë akuzat. Ai tha për gazetën The Washington Post se akuzat të kujtojnë Luftën e Ftohtë dhe synojnë të shtrembërojnë dhe njollosin emrin e qendrës kulturore.
XS
SM
MD
LG