Lidhje

Rusia realizon sulme masive kundër ISIS


Rusia thotë se ka kryer sulme masive kundër objekteve të Shtetit Islamik në Siri.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu informoi Presidentin Vladimir Putin sot se avionë luftarakë rusë kanë shkatërruar 15 objekte dhe më shumë se 500 autobotë nafte gjatë sulmeve këtë javë, në kuadër të përpjekjeve për të goditur linjat e furnizimit financiar të ISIS.

Zoti Shoigu tha se marina ruse kishte hedhur 18 raketa kruz sot nga anije në Detin Kaspik në drejtim të objektivave në Raka, Idlib dhe Alepo. Ai tha se ishin goditur shtatë objektiva.

Sipas ministrit rus të mbrojtjes, goditjet ajrore kishin shkaktuar dëme masive, përfshirë 600 ekstremistë të vrarë në një goditje të vetme në provincën Deir ez-Zour të Sirisë.

Në fillim të javës Rusia arriti në përfundimin se avioni rus i rrëzuar muajin e kaluar në gadishullin e Sinait në Egjipt, duke lënë të vrarë 224 vetë, kishte pasur një bombë në bord.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për rrëzimin e avionit, si dhe sulmet në Paris.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG