Lidhje

Protesta kundër qeverisë ruse në Moskë


Të paktën 4 figura të njohura të opozitës në Rusi u arrestuan lidhur me një tubim kundër qeverisë në Moskë, ku protetsuesit ishin mbledhur për të kujtuar përvjetorin e mitingjeve kundër Presidentit Vladimir Putin.

Policia arrestoi udhëheqësit e majtë Sergei Udaltsov dhe Alexei Navalny, si dhe aktivistët Ilya Yahsin dhe Ksenia Sobchak. Personat e ndaluar çuan mesazhe me twitter, ku njoftuan gjatë për arrestimin e tyre.

Ndërkohë, mijëra njerëz u mblodhën, megjithë temperaturat në zero në sheshin Lubyanka të Moskës, pranë zyrave të Shërbimit të Sigurimit Federal të Rusisë, pasues i shërbimit sekret të KGB-së gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik. Në këtë shesh po ashtu ndodhet Monumenti Solovetski, i ngritur për nder të viktimave të shtypjes politike gjatë epokës sovjetike.

Shumë protestues vendosën lule tek monumenti, në nderim të viktimave. Bashkia e Moskës e kishte ndaluar lejen për mitingun e sotëm, por megjithatë protestuesit u mblodhën për të kujtuar mitingjet masive që u organizuan një vit më parë, si protestë kundër shtimit të ndikimit të zotit Putin në qeverinë ruse.

Po sot grupet e opozitës krijuan një parti të re, Aleanca e Popullit, në përpjekje për të nxitur kritikat ndaj qeverisë së Moskës.

XS
SM
MD
LG