Lidhje

Lavrov: Rusia nuk do të ndërhyjë në Ukrainë

  • Scott Stearns

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se Moska nuk do të ndërhyjë në trazirat politike në Ukrainën fqinjë dhe thotë se as vendet e tjera nuk duhet të luajnë rol në këtë situatë. Që nga muaji i kaluar, demonstratat janë shtuar kur Presidentiu ukrainas Viktor Yanukovych u tërhoë nga një marrëveshje tregëtare me Bashkimin Evropian, duke thënë se vendi duhet të zhvillonte lidhje më të ngushta me Rusinë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s që ndodheshin në Bruksel për një takim të nivelit të lartë të përqendruar tek Afganistani, janë përfshirë edhe në bisedime për trazirat politike në Ukrainë, përfshirë pyetjet se si mund të përgjigjet aleanca trans-atlantike nëse Rusia dërgon trupa përtej kufirit për të shtypur protestat antiqeveritare.
Ministri i Jashtëm Lavrov thotë se nuk kupton se pse duhet të shtrohet cështja e ndërhyrjes ruse. Ai foli me gazetarët në selinë e NATO-s.

"Ka interes qe të krijohet një përshtypje e gabuar dhe të dërgohen sinjale të gabuara që mund të shkaktojnë keqkuptim për gjendjen. Ne veprojmë nën supozimin se i takon Ukrainës të vendosë. Është një cështje e brendshme”.

Zoti Lavrov thotë se Moska nuk e kupton kundërvënien e fortë të opozitës ukrainase ndaj Presidentit Yanukovych, për të cilin ai thotë se po ushtronte të drejtat e tij si udhëheqësi më i lartë i vendit për të ratifikuar ose jo marrëveshjet me Bashkimin Evropian.

"Fakti që marrëveshja nuk u nënshkrua a do të thotë se duhet të fillojë një demonstratë në cdo vend, nëse ndodh një skenar i tillë? Shpresoj që politikanët ukrainas të jenë në gjendje ta qetësojnë situatën dhe u kërkojmë të gjithëve që të mos ndërhyjnë”.

Kryeministri ukrainas Mykola Azarov po paralajmëron protestuesit anti-qeveritarë që të ndalojnë përshkallëzimin e tensioneve, ndërsa organizata të të drejtave të njeriut po shprehin shqetësim për veprimet e policisë kundër demonstruesve.


Human Rights Watch me qendër në Shtetet e Bashkuara thotë se ka dokumentuar incidente në të cilat policia, duke iu përgjigjur njoftimeve për dhunë nga protestuesit, ka goditur demonstrues paqësorë dhe në disa raste kishin shkaktuar plagë në kokë.

Kryeministri Azarov ka thënë se Ukraina do që të integrohet më shumë në Evropë, por nuk mund të përballojë humbjet në tregëti me Rusinë, investitorja më e madhe dhe partnerja kryesore tregëtare e huaj e Ukrainës. Moska është kundër forcimit të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry u tha gazetarëve në NATO dje se është e qartë se Presidenti Yanukovych ka "ndërmarrë një vendim personal" me të cilin nuk është dakord populli i Ukrainës.

"Ata duhet të kenë të drejtën të vendosin se me cilin vend duhet të kenë partneritet, pa një luftë rivale në aspektin personal ose kombëtar, por të mbështetur në përfitimet që mund të kenë dhe mënyrën e jetesës që mund të sjellin këto lidhje”.

Opozita Ukrainase nuk arriti ta përmbyste qeverinë dje me një votëbesim të mbajtur në parlament. Kjo masë fitoi mbështetjen e 186 deputetëve kryesisht të opozitës, 40 më pak se shumica e nevojshme për ta rrëzuar kabinetin.
XS
SM
MD
LG