Lidhje

Marrëdhëniet Rusi dhe Ukrainë


Pavarësisht se kanë një kulturë dhe histori të përbashkët, Rusia dhe Ukraina kanë pasur herë pas herë marrëdhënie të tensionuara gjatë shekullit të fundit, gjë që ka çuar në ballafaqimin e tanishëm mes dy shteteve.

Rëndësia gjeo-politike e Ukrainës është e dukshme. Për Rusinë, është një rrugë kryesore tranziti për eksportimin e gazit në tregun Evropian. Ukraina po ashtu shërben, sipas Rusisë, edhe si një zonë mbrojtëse prej ndonjë sulmi të mundshëm nga perendimi.

Presidenti rus, Vladimir Put, e njeh mirë rëndësinë e Ukraines dhe ka theksuar vëllazërinë sllave në fjalimet e tij që nga aneksimi i Krimesë në muajin mars.

Presidenti Putin ka deklaruar se Rusia gjithmonë e ka konsideruar Ukrainën si një ndër fqinjët më të afërt.

Mirëpo sipas Maria Makeyevas nga televizioni rus “Rain” marrëdhëniet Ukrainë-Rusi nuk janë shumë të thjeshta, duke marrë parasysh qëndrimin e Ukrainasve.

“Është një karikaturë, në të cilën, një Ukrainas po tenton të mbaj derën e mbyllur, ndërsa pas derës, ndodhet një ushtar rus, që përpiqet të hyjë. Në karikaturë rusi thotë, ‘hape derën vëlla, unë dua të të mbroj nga fashistët.’ Karikatura shpreh mendimet e shumicës të Ukrainasve.”

Ukrainasit ende mbajnë në mend ekzekutimet në masë dhe varfërinë e orkestruar nga diktatori Joseph Stalin, gjatë së cilës miliona ukrainas humbën jetën në vitet 1930. Rusët e konsiderojnë bashkëpunimin e një pjese të ukrainasve me Nazistët gjatë luftës së dytë botërore, si një tradhëti të hidhur. Media ruse i ka paraqitur protuestuesit në Kiev si fashistë.

Masha Lipman nga Qendra Carnegie e Moskës thotë që këto lloj etiketime i ndajnë njerëzit në kategori. Ajo thotë se media ruse i ndan ukrainasit ose në “fashistë” ose në “njerëzit tanë.”

“Me këtë lloj retorike, thotë ajo, lihen në harresë ukrainasit si komb”.

“Mbrojtja e rusëve” është një fjalë tjetër kyçe, që përdoret nga media ruse, thotë zonja Lipman, e cila nuk është e sigurt nëse “mbrojtja” dhe “vëllazëria” janë dy koncepte që përputhen me njëra tjetrën.

“Nëse me të vërtetë forcat ruse hyjnë në Ukrainë, atëherë kë po mbrojnë ata? Rusët nga ukrainasit? Këtu mendoj që kemi një paqartësi të qëllimshme e cila duhët të qartësohet.”


Me përfundimin e zgjedhjeve në Ukrainë, dhe zgjedhjen e Petro Poreshenkos si president, është e paqartë nëse presidenti Putin deshiron të vazhdoj vëllazërinë në mes dy shteteve. Mirëpo, është e qartë që presidenti ukrainas ka trashëguar një Ukrainë më të përçarë se kurrë.
XS
SM
MD
LG