Lidhje

Shqetësime se Rusia mund të pushtojë Ukrainën


Po shtohen shqetësimet se Moska mund të jetë gati të pushtojë Ukrainën. Zyrtari më i lartë amerikan i mbrojtjes, tha këtë javë se një ndërhyrje e Rusisë është absulotisht e mundshme.

Ushtria ruse në manovra pranë kufirit ukrainas. Me rreth 20 mijë trupa të dislokuara pranë vijës së padukshme, për shumë në Evropë duket se Moska është e gatshme për luftë.

Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, shkoi të enjten në Kiev, për të shfaqur mbështetje për udhëheqësit ukrainas.

“I bëj thirrje Rusisë që të tërhiqet nga kufiri. Të mos përdorë paqeruajtjen si preteks për luftë.”

Është e paqartë se ç'ndikim mund të ketë ky mesazh ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Por zyrtarët ukrainas besojnë se ai kërkon me çdo kusht të ndërhyjë. Valentyn Nalyvaichenko është shef i sherbit ukrainas të sigurisë. Ai tha se goditja e aeroplanit malaizian të pasagjerëve ishte e gabuar dhe se separatistët në fakt kishin si synim të godisnin një aeroplan rus me pasagjerë.

“Sulmi ishte planifikuar nga kriminelë ushtarakë si preteks për pushtim të mëtejshëm ushtarak nga Federata Ruse. Një akt i justifikuar pushtimi ushtarak rus ishte planifikuar nga terroristët brenda territorit tonë,” tha zoti Nalyvaichenko.

Ushtarët ukrainas, që po përleshen me seperatistët e mbështetur nga Rusia, po përgatiten për luftë, ndërsa forcat e NATO-s trajnohen në Poloni dhe gjetkë, me synimin për të qetësuar aleatët e nervozuar dhe vendet përreth.

Por nuk dihet nëse këto manovra apo sanksione më të fuqishme kanë efekt tek udhëheqësit rusë.

Analisti David Satter punon për Institutin Hudson.

“Mund të përshkruhen qartë si gangsterë me politikë të jashtëme. Nuk kanë ndonjë vizion strategjik, përveç çfarë është e nevoshme për të mbajtjur pushtetin në dorë.”

Zyrtarët amerikanë ndërkohë e kanë akuzuar Rusinë se ka qëlluar me raketa dhe janë alarmuar nga citimet ruse për misione paqeruajtëse. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest.

“Rusia ka një histori abuzimi të termit “paqeruajtje” si mbulesë për ndërhyrje të paligjshme ushtarake dhe pushtim.”

Zyrtarët thonë se është e qartë se trupat ruse në kufi me Ukrainën janë mjaft të afta dhe të gatshme.

XS
SM
MD
LG