Lidhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zgjidhen kandidatët


Komisioni zgjodhi 4 kandidatë, nga të cilët vetëm dy mund të votohen në parlament, pasi opozita skualifikon dy kandidatë.

Komisioni parlamentar i ligjeve zgjodhi disa nga kandidaturat për postin e kryetarit të KQZ-së, pasi zhvilloi sot një seanë dëgjimore me të gjithë pretendentët. Komisioni dëgjoi platformat e 16 kandidatëve për kryetar të Komisionit Qendror të Z-gjedhjeve dhe më pas zgjodhi 4 prej tyre, nga të cilët vetëm dy mund të votohen në parlament qysh seancën e nesërme, pasi opozita të shfrytëzojë të drejtën për të skualifikuar dy kandidatë.

Drejtuesi i komisionit të ligjeve, Ilirjan Rusmajli, tha se “për KQZ-në kjo mënyrë e re zbatohet për herë të parë” dhe u kërkoi deputetëve “të dëgjojnë me vëmendje pikëpamjet e kandidatëve, që të zgjedhin mes më të mirëve”.



Ndërsa deputeti i Partisë Socialiste, Armand Subashi, tha se “zgjedhja në këtë mënyrë me konkurrim e kryetarit të KQZ ishte një propozim i sforcuar i opozitës për të bërë të mundur ndryshimin e kqz ekzistuese”. Sipas tij, formula e re e zgjedhjes së kryetarit nuk e barazlargon atë nga palët por është një hap pozitiv.

Opozita shpreson që integriteti qytetar dhe profesional i kryetarit të ri do të ndikojë pozitivisht në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, dhe zgjedhja e duhur do të jetë një hap i parë drejt një procesi demokratik. Ndërkaq edhe shoqëria civile po ndjek me vëmendje zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së.

Në Koalicionin e Vëzhguesve Vendorë është rritur optimizmi se mënyra si po vjen kryetari i ri do të ulë tensionin gjatë fushatave dhe procesit zgjedhor para dhe pas zgjedhjeve. Përfaqësuesja e këtij koalicioni, Gerta Meta, që drejton shoqatën për kulturë demokratike, thotë se “konkurrimi i hapur ftoi publikisht çdo qytetar të kandidonte për këtë post, në përpjekje për të përmirësuar proceset zgjedhore. është pozitiv fakti që partive iu hoq e drejta të sjellin kandidatura, që do të thotë se kryetari i ri duhet t’i përkasë shoqërisë civile, edhe pse antarët janë partiakë”.

Kryetari i KQZ-së zgjidhet nga parlamenti me 71 vota pasi opozita shfrytëzon të drejtën që të heqë nga lista dy kandidatë, dhe kjo mund të kryhet qysh në seancën e nesërme të parlamentit, sepse afati është shkelur disa ditë, nga mbarimi i shtatorit.
Në Shqipëri është bërë e zakonshme gjatë 20 viteve të fundit në pluralizëm që rezultatet e zgjedhjeve kundërshtohen nga humbësit, dhe fajtori i humbjes kërkohet shpesh në KQZ.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG