Lidhje

Rusia shpall armëpushim 10-orësh në Alepo


Një armëpushim 10-orësh i deklaruar nga Rusia, hyri në fuqi në Alepo të Sirisë për të lejuar rebelët dhe civilët të largohen nga qyteti.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, tha këtë javë se armëpushimi, i cili u miratua edhe nga zyrtarët sirianë, kishte për qëllim për të “shmangur viktimat e pakuptimta”.

Ai tha se rebelët do të lejohen të largohen nga qyteti nëpërmjet dy vendkalimeve: njëri i cili i çon drejt kufirit turk dhe tjetri në qytetin Idlib. Rebelët nuk janë të detyruar të dorëzojnë armët. Gjashtë dalje të tjera janë në dispozicion për civilët që dëshirojnë të evakuohen.

Grupet kryengitëse në Alepo e kanë hedhur poshtë ofertën e Rusisë, duke i akuzuar rusët për mashtrim dhe duke e quajtur armëpushimin sensacion për “konsum publik”. Armëpushime të ngjashme humanitare janë organizuar edhe më parë nga Moska dhe Damasku, por zakonisht kanë dështuar.

XS
SM
MD
LG