Lidhje

Rusi, hetimet ndaj ish-zyrtarit anti-doping


Hetuesit federalë rusë kanë filluar një hetim kriminall ndaj ish-drejtorit të laboratorit anti-doping të Rusisë, lidhur me akuzat për abuzime.

Grigory Rodchenkov, i cili u largua nga Rusia dhe ndodhet në Shtetet e Bashkuara, zbuloi muajin e kaluar një skemë të sofistikuar me njohurinë e qeverisë për për programin e përdorimit të substancave të ndaluara nga atletët në Lojërat Olimpike të Sochit të vitit 2014, ku përfshiheshin të paktën 15 medalistë me lidhje të ngushta me Ministrië ruse të Sporteve dhe shërbimin sekret të vendit.

Zëdhënësi i Komitetit Investigativ rus tha sot se Rodchenkov akuzohet për shkatërrimin e më tepër se 1 mijë e 400 mostrave për t’u analizuar për doping në laboratorin e Moskës në vitin 2014, pasi Agjencia Botërore kundër Dopingut kishte kërkuar që ato të ruheshin për hetime, pas akuzave për përdorim të dopingut nga atletët rusë në Olimpiket e Sochit.

“Asgjësimi i mostrave ka shkatuar “dëme ndaj interesave ndërkombëtare të Rusisë, reputacionit të vendit, duke zhvlerësuar polikat anti-doping të shtetit.” – tha zëdhënësi.

Dje Federata Ndërkombëtare e Atletikës, mori vendim për ta përjashtuar ekipin rus të atletikës nga lojrat olimpike të Rios, pas hetimeve për përdorim në shkallë të gjerë të substancave të ndaluara dhe mos-marrjes së masave nga autoritetet ruse.

Në se Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e miraton këtë vendim në një takim që është në plan të mbahet të martën, ekipi rus i atletikës nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore në Rio de Zhaneiro.

XS
SM
MD
LG