Lidhje

Rusi: Manifestime me rastin e "Ditës së Zemërimit"

  • Zëri Amerikës

Rusi: Manifestime me rastin e "Ditës së Zemërimit"

Rusi: Manifestime me rastin e "Ditës së Zemërimit"

Mijëra rusë janë mbledhur në qytete të ndryshme të vendit për të demonstruar kundër qeverisë së Kryeministrit Vladimir Putin.

Një koalicion opozitar bëri thirrje për një ditë kombëtare të quajtur “Dita e Zemërimit”, që merr shkas nga pakënaqësia ndaj politikave ekonomike të qeverisë. Një nga ankesat kryesore të protestuesve është rritja e kostos së gazit dhe energjisë elektrike.

Disa protestues hodhën parrulla për më shumë liri politike, ndërsa disa të tjerë kërkuan dorëheqjen e zotit Putin.
Një prej protestave më të mëdha u shënua në portin e Paqësorit në qytetin Vladivostok, ku u mblodhën 1,500 njerëz. Rreth 1000 persona të tjerë u mblodhën në Shën Petersburg.

Në qytetin siberian Irkutsk, demostruesit protestuan kundër vendimit të zotit Putin për të rihapur një fabrikë që sipas vendasve dëmton liqenin Baikal, liqeni me thellësi më të madhe në botë.

Protesat janë shenja më e fundit e pakënaqësive me partinë Rusia e Bashkuar e zotit Putin, e cila ka humbur mbështetjen në disa zona në zgjedhjet e fundit lokale. (ze)

XS
SM
MD
LG