Lidhje

Rusi - Armeni, marrëveshje për gazin


Qeveria armene ratifikoi një c të debatueshme për gazin natyror me Rusinë, megjithë protestat e opozitës.

Ligjvënësit e partisë në pushtet e miratuan ratifikimin sot, në një votim që u bojkotua nga anëtarët e fraksioneve të opozitës.

Qindra vetë u mblodhën para parlamentit në Yerevan për të protestuar ndaj marrëveshjes, sipas së cilës kompania Gazprom që ka monopolin e eksportit të gazit në Rusi, do të marrë nën kontroll të plotë kompaninë armene të shpërndarjes së gazit natyror ArmRosGazProm. Deri tani Gazprom kontrollonte 80 për qind të kompanisë dhe me ratifikimin e sotëm merr në dorë 20 për qind të aksioneve të mbetura.

Po ashtu Gazpromi do të kontrollojë të gjithë importin e gazit të Armenisë deri në vitin 2043. Kritikën akuzojnë Rusinë se po rrit presionin ndaj Armenisë, Ukrainës dhe ish-republikave të tjera sovjetike për të parandaluar afrimin e tyre me Bashkimin Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG