Lidhje

Atletët rusë përjashtohen nga Lojërat Olimpike


Gjykata e Arbitrazhit për Sportet ka refuzuar ankesën e Rusisë për përjashtimin e atletëve të saj nga Lojërat Olimpike 2016 në Brazil nën akuzat për doping.

Kremlini tha se "shpreh keqardhje të thellë" për vendimin e së enjtes, dhe një zëdhënës shtoi se ishin duke kërkuar mundësinë e një takimi midis presidentit Putin dhe atletëve rusë.

Ministri rus i Sporteve, Vitaly Mutko tha se nuk ka "asnjë bazë ligjore" për këtë vendim.

Agjencia ndërkombëtare Anti-Doping ka lëshuar së fundmi një raport ku thuhet se dopingu ishte i përhapur mes atletëve rusë në Olimpiadën Dimërore 2014 në Soçi.

Deri tani, vetëm atletët rusë janë ndaluar të marrin pjesë në Lojërat Verore të Brazilit.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG