Lidhje

Rusi, 25-vjetori i dështimit të grushtit të shtetit


Një grup rusësh shkuan të dielën tek varri i ish-presidentit Boris Jelcin për të kujtuar 25 vjetorin e përpjekjes për grusht shteti që paralajmëroi rënien e e Bashkimit Sovjetik.

Në vitin 1991, grushti i shtetit nga elementët konservatorë të Partisë Komuniste kundër presidentit rus Mihail Gorbaçov dështoi, përballë një kryengritjeje popullore të udhëhequr nga zoti Jelcin. Të pranishmit po ashtu nderuan kujtimin e tre rusëve që u vranë në përleshjet e 21 gushtit të 1991-it.

Më 19 gusht të atij viti, tetë komunistë të vijës së ashpër, morën pushetin nga Gorbaçovi, duke deklaruar se ai i ishte i sëmurë. Në fakt, Gorbaçovin e kishin arrestuar.

Mijëra moskovitë protestuan kundër puçit. Dështimi i grushtit të shtetit disa ditë më vonë do të sillte shpërbërjen e ish Bashkimit Sovjetik dhe kjo ngjarje konsiderohet si fitorja e demokracisë dhe e lirive civile në Rusi.

XS
SM
MD
LG