Lidhje

Rusi, gjykata mban në fuqi vendimin për Navalny-n


Një gjykatë në Rusi e mbajti në fuqi vendimin për pezullim nga aktiviteti politik për 5 vjet, të udhëheqësit të opozitës, Alexei Navalny nën akuzat për përvetësim. Ky vendim mund ta pengojë atë në se do të kishte ndërmend të kandidonte për president në vitin 2018.

Gjykata nuk e mori parasysh apelimin e Navalnit për akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me një marrëveshje për lëndë druri, në të cilën ai ishte përfshirë në vitin 2009, sipas njoftimit të agjencisë së lajmeve RIA Novosti.

Navalny ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij janë politikisht të motivuara, pasi ai udhëhoqi protestat kundër President Vladimir Putin.

Dënimi i Navalnit mund ta pengojë atë të kandidojë për president, edhe në se arrin të grumbullojë 300,000 firmat e nevojshme për një kandidat që të regjistrohet në zgjedhje.

Megjithatë, menaxheri i fushatës së Navalny-it, Leonid Volkov, kombënguli në Twitter se vendimi i gjykatës nuk do të ndikonte tek përpjekja e Navalny-it për t’u bërë president.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG