Lidhje

Parlamenti rus miraton kërkesën për përdorimin ushtrisë në Krime


Parlamenti rus miratoi kërkesën e presidentit Vladimir Putin për të përdorur ushtrinë ruse në rajonin ukrainas të Krimesë, duke shtuar edhe më tej tensionet në mes të dy fqinjëve.

Votimi i sotëm i bëri zyrtare pretendimet e autoriteteve të Ukrainës se në Krime kishte dislokim të vazhdueshëm të trupave ruse.

Zëvëndës ministri i jashtëm rus Grigory Karasin tha se miratimi i marrë nga zoti Putin nuk do të thotë se ai do të veprojë menjëherë.

Zëdhënësi i zotit Putin, Dmitry Peskov, tha se presidenti rus nuk ka vendosur ende nëse do të përdorë trupa në Ukrainë dhe do ta marrë këtë vendim bazuar në zhvillimin e ngjarjeve. Ai tha se zoti Putin nuk ka vendosur ende nëse do të tërheq ambasadorin e Moskës nga Shtetet e Bashkuara.

Këshilli i Sigurimit të OKB-së po mban një takim urgjent sot për Ukrainën, ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të mbajnë bisedime urgjente të hënën në Bruksel.

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së tha sot se zoti Ban është “thellësisht I shqetësuar për keqësimin e situatës” në Krime dhe “përsëriti thirrjen e tij për respetim të plotë” të pavarësisë dhe sovranitetit territorial të Ukrainës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG