Lidhje

Rusia mohon përfshirjen në pirateri kibernetike


Rusia thotë se nuk ka qenë e përfshirë në pirateri kibernetike, një ditë pasi Departamenti i Drejtësisë njoftoi akt-padi ndaj dy shtetasve rusë të akuzuar për spiunazh dhe dy personave të tjerë që dyshohen për vjedhje të të dhënave personale të miliona vetëve në 2014, kur u hakerua kompania "Yahoo".

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha sot për gazetarët se asnjë institucion i qeverisë ruse nuk është përfshirë në sulmin kibernetik.

Zëvendës Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara Mary McCord tha se katër akt-paditë përfshijnë zyrtarë të Shërbimit Federal të Sigurisë, Agjencisë ruse të Sigurimit të Shtetit, si dhe dy hakerë që ndihmuan për të realizuar piraterinë kibernetike.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG