Lidhje

Rusi: numri i viktimave të sulmit vetëvrasës arrin në 17


Numri i viktimave nga sulmi vetëvrasës në rajonet e Kaukazit Verior në Rusi ka arritur në 17.

Policia ruse ka arrestuar tre persona që dyshohen si autorët e shpërthimit të djeshëm në Osetinë Veriore. Mbi 100 persona të dëmtuar nga shpërthimi janë në spital.

Sipas autoriteteve ruse autori i sulmit vetëvrasës aktivizoi një bombë prej 30 kilogramësh të mbushur me pjesë metalike në hyrje të një tregu të hapur të qytetit Vladikavkaz. Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë.

XS
SM
MD
LG