Lidhje

Ndalimi i ushqimeve nga Rusia


Rusia ka djegur lule nga Holanda në betejën e saj kundër importeve perëndimore, në kuadër të së cilës ka shkatërruar qindra ton ushqime si një hakmarrje ndaj sanksioneve lidhur me Ukrainën. Kritikët thonë se ky veprim është jo-etik, në një kohë që Rusia po lufton kundër rritjes së varfërisë në vend.

Rusia filloi të djegë lulet nga Holanda vetëm disa ditë pasi zyrtarët shkatërruan më shumë se 500 ton ushqime të eksportuara nga nga vendet perëndimore. Autoritetet thanë se lulet mund të kishin insekte të rrezikshme. Por analistët thonë se përkimi i kësaj ngjarjeje me një hetim të drejtim të drejtuar nga Holanda rreth shkaqeve të rrëzimit të një aeroplani malajzian mbi Ukrainë ka për qëllim të dërgojë një mesazh.

Andrei Kolesnikov i Qendrës Carnegie në Moskë thotë:

"Nuk mendoj se kjo është rastësi. Ky është një veprim i llogaritur me frymë anti-perëndimore."

Hetuesit holandezë thonë se në vendin e rrëzimit kanë gjetur fragmente që besohet se u përkasin raketave ruse. Ndërkohë, Kremlini fajëson Kievin dhe sugjeron se këto janë komplote perëndimore që kërkojnë të njollosin imazhin e Rusisë.

Por kritikët thonë se imazhet e shkatërrimit të ushqimit, kur miliona rusë jetojnë në varfëri, tregojnë se janë zyrtarët ata që po shkaktojnë dëme.

"Kjo është pika kryesore, çështja etike e këtij veprimi. Për shumë e shumë vite në Rusi ka pasur uri."

Autoritetet thonë se ndalimi i importimit të ushqimeve po nxit prodhimin e brendshëm, por gjithashtu ndalimi ul konkurrencën dhe po përmbyt tregun me prodhime të një cilësie të ulët.

"Situata është mjaft e keqe. Me konkurrencën, me inflacionin, me gjendjen e konsumatorit, këto sjellin ulje dhe jo rritje të prodhimit të brendshëm.”

Rusia ka ndaluar prodhimet ushqimore nga Australia, Kanadaja, Bashkimi Evropian, Norvegjia, dhe Shtetet e Bashkuara. Kremlini ka shtuar edhe shumë vende në këtë listë duke përfshirë edhe Shqipërinë e Malin e Zi, që mbështesin sanksionet BE-së kundër Rusisë për shkak të veprimeve të saj në Ukrainë.

XS
SM
MD
LG