Lidhje

Rusi: Kërkohet heqja e akuzave ndaj zyrtarit të burgjeve


Prokurorët rusë kanë kërkuar një gjykatës të heqë akuzat kundër një zyrtari të burgjeve i cili akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e avokatit kundër korrupsionit Sergei Magnistky.
Dmitry Kratov, ish-kreu i burgut në Moskë, ku u mbajt Magnitsky, është akuzuar se i ka mohuar atij trajtim mjekësor për një sëmundje, ndërsa ndodhej në paraburgim.

Prokurorët sot i thanë gjykatës se veprimet e Kratovit nuk kanë çuar në vdekjen e avokatit.
Kratovi dhe mjekja e burgut Larisa Litvinova ishin dy personat e akuzuar në lidhje me rastin, por akuzat kundër Litvinova u hodhën poshtë në prill.

Magnitsky vdiq në nëntor 2009, pasi iu mohua kujdesi mjekësor për problemet me pankreasin dhe pasi iu desh të përballej me ato që aktivistë të të drejtave të drejtave të njeriut i kanë përshkruar si "kushte torturouse" gjatë 12 muajve që ai kaloi në paraburgim.
XS
SM
MD
LG